Transmetuar më 01-05-2019, 19:27

Një nënë është tmerruar kur pa disa kafshime në kurrizin e foshnjës së saj, e sapokthyer nga çerdhja.

E vogla e saj numëronte 25 kafshime, teksa rezultoi se i ishin shkaktuar në një çerdhe të Arizonës.

Për të paralajmëruar miqtë e prindërve për vendin ku çonte vajzën, Martin ndau fotografitë duke treguar se sa e tmerruar ishte nga trajtimi që i ishte bërë vajzës.

Ndonëse kanë ngritur padi, ende nuk kanë një person të cilit mund ti referohen për shenjat në trupin e vajzës.

“Unë bëra denoncim në polici për neglizhencë ndaj fëmijës dhe njoftova Departamentin e Shëndetësisë, i cili merret me akreditimin e kujdesit ditor.

Asnjë departament nuk më ka kontaktuar për ndonjë të re. Të gjitha shenjat e vajzës ndodhën vetëm në një ditë“, shkroi Alice Martin në një postim në Facebook. /k.k/noa.al/