Transmetuar më 01-05-2019, 17:49

Alergjia që kishte nga qumështi i kushtoi jetën një 13-vjeçari në Greenford të Londrës.

Një shok i tij i klasës i futi një copë djathë në qafë, por ky veprim i kushtoi jetën Karanbir Singh Cheema.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku pas 10 ditësh në gjendje kome, humbi jetën.

Shoku i klasës i cili i hodhi djathin, i kërkoi ndjesë prindërve të djaloshit, ndërsa tha se ai e dinte që 13-vjeçari vuante nga alergjia ndaj qumështit, por nuk e dinte që djathi ishte nënprodukt i qumështit.

“Më vjen shumë keq, unë nuk doja ta lëndoja”, ka thënë ai. /k.k/noa.al/