Transmetuar më 01-05-2019, 17:17

Në trupat e peshqve dhe karkalecave, në ujërat e embla të lumenjve në disa fshatra të Britanisë, ka lënë shkencëtarët pa fjalë.

Kërkimet përfshinë peshqit në 5 lumenj rreth Suffolkut për të parë se çfarë kimikatesh ndodheshin në ujë.

Ata thanë se çuditërisht gjetën kokainë në çdo mostër, ndërkohë që ketaminë dhe prodhime të tjera farmaceutike u gjetën gjithashtu te karkalecat.

Shkencëtarët e Kings College në bashkëpunim me Universitetin e Suffolkut grumbulluan mostrat e ujit në lumenjtë në të gjithë qarkun rural.

"Gjetja e drogave tek peshqit e karkalecat ishte e habitshme. Ne i prisnin në zonat urbane si Londra, por jo në  zonat më të vogla dhe më rurale", tha Leon Barron nga King College.

"Prania e pesticideve që janë ndaluar gjatë në Mbretërinë e Bashkuar paraqet gjithashtu një sfidë të veçantë pasi burimet e tyre mbeten të paqarta", shtoi ai. /k.k/noa.al/