Transmetuar më 01-05-2019, 17:07

Një lajm që ka tronditur botën e futbollit, vjen nga Portugalia. Iker Kasijas portieri i Portos dhe ish-portieri i Realit është shtruar me urgjencë në spital.

Sipaz mediave portugeze, spanjolli ka pësuar një atak kardiak dhe ka shkuar me urgjencë në qendrën shëndetësore “CUF Porto Hospital”.

Klubi i Portos e konfirmoi lajmin e tmerrshëm për TVI, ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit.

Mësohet se Casillas ka ndier shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht relativizimit të situatës nga Porto, është e qartë që portieri i famshëm spanjoll e ka mbyllur sezonin, ndoshta edhe karrierën./b.l/noa.al/