Transmetuar më 01-05-2019, 16:55

Me mijëra protestues kanë dalë sot në rrugët e Parisit, për të protestuar për 1 Maj, për kushtet në të cilat gjenden punëtorët. Madje, nuk kanë munguar as përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Mediat franceze kanë raportuar se janë arrestuar 165 vetë, ndërsa nuk është kursyer edhe hedhja e gazit lotsjellës karshi protestuesve. Përleshja e ashpër e kishte kulmin në orën 14.30 minuta. Shumë protestues kanë veshur jelekë të verdhë dhe flamuj sindikalistë, shkruajnë mediat e huaja.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësi për atë sesi politikanët sillen me të varfërit. Të organizuar nga grupet sindikaliste dhe aktivistë, njerëzit mbushën sheshin qendror të Seulit me thirrjet për përmirësimin e kushteve të punës.

Kujtojmë se në Paris edhe më herët ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë. Kanë qenë jelek-verdhët, ata të cilët kanë protestuar kundër qeveritarëve, duke thënë se elitat kanë tradhtuar idealet e barazisë dhe mbështetjes së shtresave punëtore.