Loading...
Facebook vjen me risi, Mark Zuckerberg prezanton rrjetin e ri
Transmetuar më 01-05-2019, 13:00

Pas një viti skandalesh, kompania do të sjellë përditësime në aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

“Admiruesi Sekret” është një tjetër risi e Facebook përmes të cilës ju mund të zgjidhni 9 miq që keni fiksim dhe nëse ndonjë prej tyre ju zgjedh gjithashtu, ju do të merrni një njoftim. Nëse dashuria juaj është e pakërkuar, personi tjetër nuk do ta zbulojë kurrë.

Jo më blu! Pamja e re e Facebook është më e mira që prej lançimit të rrjetit social në shkurt të 2004-s. Versioni i ri është prezantuar sot në SHBA dhe në javët në vazhdim për gjithë pjesën tjetër të globit.

Versioni mobile i Facebook është gjithmonë i përditësuar çdo javë dhe ka kaluar në disa faza ndryshimesh, si në sistemet iOS dhe Android, ndërsa për desktop gjatë disa muajve do të ketë vazhdimisht teste për ta bërë më modern, të thjeshtë dhe të ngjashëm me aplikacionin.

Messenger tani do ta gjeni edhe si një program për kompjuterat Windows dhe Mac, por në bisedat mes miqve në grup tani në kohë reale mund të shikoni edhe video, apo të dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Gjithçka ndryshe, për një Facebook më të sigurt, më të thjeshtë drejt së ardhmes.

Loading...
Loading...