Transmetuar më 01-05-2019, 12:53

Një grua mbeti në gjendje shoku, pasi zbuloi së paku 25 shenja kafshimesh në trupin e së bijës 15 muajshe, në kthimin e saj nga çerdhja.

Alice Martin, nga Arizona, SHBA, akuzon çerdhen ku qëndronte e bija për keqtrajtim, ndërkohë që bëri denoncim edhe në polici.

Nëna kuptoi se vogëlushja Rosalynn kishte plagë në trup, kur i ndërroi rrobat dhe pa shenjat e kafshimeve.

“Në fillim mendova ‘janë vërtetë kafshime?’ Më pas truri im rreshti së menduari dhe nisa të qaja. Kur fëmija është kafshuar kaq shumë pse nuk bën asgjë edukatoret? Pse nuk reagoi shkolla? Kur ti dëshiron që të mbrosh gjithë kohës fëmijën dhe një gjë e tillë nuk ndodh. U ndjeva në faj që e lashë në duart e dikujt që nuk është në gjendje që ta kujdes”, tha gruaja për mediat amerikane, shkruan noa.al.

Policia beson se shenjat e zbuluara në muajin shkurt, mund të jenë shkaktuar nga ndonjë fëmijë tjetër, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar. /a.y/noa.al