Transmetuar më 01-05-2019, 02:09

Shumë gra në fshatrat e largëta të Indisë detyrohen të rrezikojnë jetën e të varen me litarë në puse shumë të thellë, vetëm për një kovë ujë.

Në Indinë rurale ka shumë fshatra që vuajnë vazhdimisht nga thatësira, gjë që i ka detyruar banorët të ndërmarrin veprime të dëshpëruara.

Pamjet rrënqethëse që shikoni këtu vijnë nga fshati Badeewadinë rajonin Trimbakeshwar Taluka, afër kryeqendrës së Indisë, Mumbai.