Transmetuar më 30-04-2019, 23:14

Ajax vijon të mos njohë kundërshtarë në Ligën e Kampioneve.

Në takimin e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, luajtur këtë mbrëmje, holandezët "e vegjël" mundën në transfertë Tottenham, me rezultatin minimal 0-1.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Van de Beek në minutën e 15′ të takimit.

Me këtë fitore, holandezët hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në finale, ndonëse gjithçka do të vendoset në “Johan Cruyff Arena”, kur të luhet ndeshja e kthimit javën e ardhshme.

Kujtojmë që Ajaksi ka eliminuar në këtë sezon të Ligës së Kampioneve dhe dy skuadart e mëdha, Realin e Madrid dhe Juventus.

Nesër do të luhet në  “Camp Nou” gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Barcelonës dhe Liverpoolit./a.k/noa.al/

Goli i shënuar nga Van de Beek: