Transmetuar më 30-04-2019, 21:07

21 gjimnazistë i kanë dhënë fund jetës pas rezultateve negative që morën në vitin e fundit të shkollës.

Ngjarja tronditëse është raportuar të ketë ndodhur në shtetin e Teleganas ë Indisë.

Sapo morën rezultatet negative të datës 18 prill, ata vendosën të ndërmerrnin aktin ekstrem.

Zyrtarë të qeverisë pranuan se kanë pasur një "dështim serioz" me sistemin e ri teknologjik që u përdor për korrigjimin e provimeve por edhe "gabimi njerëzor" gjithashtu ka përshkallëzuar më tej tragjedinë.

Politikanët kanë apeluar studentët që të mos ndërmarrin asnjë hap ekstrem dhe të vlerësojnë jetën.

Nga rreth 1 milion studentë, rreth 300 mijë dështuan në provimin e këtij viti, me një rritje në krahasim me vitin 2018, sipas një raporti të Daily Mail. /k.k/noa.al/