Transmetuar më 30-04-2019, 18:03

Një zjarrfikës u arrestua nga policia i akuzuar për përdhunimin e një vajze 8 vjeçe, teksa e mitura flinte në dhomën e saj të gjumit.

48-vjeçari amerikan, Michael Wlliam Palmatier, nga Arizona, tha në polici se ishte aq i dehur, sa që mendoi se vagina e vajzës së vogël, ishte goja e një gruaje.

Palmatier akuzohet se ka abuzuar me të miturën gjatë ditëlindjes së tezes së saj në 21 prill, në shtëpinë e gruas në Queen Creek, të Arizona.

Tezja e së miturës tha në polici se shkoi në dhomën e mbesës dhe e gjeti vogëlushen teksa dilte nga tualeti duke qarë.

Kështu ajo o tregoi tezes se një burrë i kishte hequr pantallonat dhe mbathjet dhe e kishte lëpirë. Po ashtu e mitura tregoi në polici, “E kuptova se ishte një situatë e shëmtuar dhe u mundova të ikja”.

Teksa dilte nga dhoma, i dyshuari e kapi për krahu, por e mitura arriti që të largohej dhe të mbyllej në tualet si dhe kujton se, “Në atë moment, ai burri më kërkoi falje”.

Vajza tha se i premtoi se do e falte, por vetëm nëse ai do i kthente pantallonat, gjë që sipas policisë nuk e bëri.

“Është faji i një ilaçi, kam varësi nga seksi”, tregoi burri, i cili i pranoi akuzat.

Ndërkohë që një kolegu i tij tha në polici, se zjarrfikësi kishte varësi nga drogat dhe alkooli, shkruan noa.al.

Më tej gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari i cili u arrestua të enjten e kaluar shpërtheu në lotë, duke thënë, “Kam një anë të sëmurë timen. Jam seksualisht i sëmurë”, tregoi Palmatier, por mohoi që të ketë pasur dijeni se aktet po i kryente me një të mitur. /a.y/noa.al