Loading...
Polici kthehet në “hero”, shpëton gruan e verbër nga përplasja me trenin
Transmetuar më 30-04-2019, 17:33

Një grua e verbër për pak sa nuk u përplas për vdekje nga një tren i cili po shkonte drejt saj.

Por për fat të mirë e gjithë skena është parë nga një polic që ka ndërhyrë menjëherë duke e larguar gruan nga shinat.

E çorientuar, gruaja po qëndronte mbi shina, në stacionin Villarejo në qytetin e Granadës, në Spanjë.

Ajo përdorte një shkop për të kuptuar vendndodhjen e saj por nuk arrin ta gjejë.

Një oficer policie që e pa, vrapoi drejt saj. Ai kapi gruan dhe e largoi nga shinat dhe në atë moment kalon treni. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...