Transmetuar më 30-04-2019, 17:22

Një person u vra gjatë një grabitje supermarketi, ndërkohë që në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet grabitësi i armatosur teksa hyn brenda.

Ngjarja vjen nga Blumenau, në shtetin brazilian të Santa Catarina dhe është shënuar fundjavën e lënë pas.

Grabitësi pasi hyri në supermarket, kapi pas shpine duke i drejtuar pistoletën punonjësit të supermarketit dhe e shtriu në dysheme.

Brenda pak sekondash në gjendje paniku, punonjësja që ndodhej në kasë, rrëmbeu një pistoletë që ndodhej në market dhe qëlloi drejt të dyshuarit.

Kështu në pamjet që noa.al sjell më poshtë mund të shihni se si grabitësi i plagosur përpëlitet në tokë, ndërsa gruaja mban armën në dorë.

Pas ngjarjes gruaja lajmëroi policinë, ndërkohë që i dyshuari gjeti vdekjen pak më vonë.

Sipas policisë, grabitësi-viktimë kishte precedentë të mëparshëm për grabitje. Ndërkohë gruaja u shoqërua në polici dhe po hetohet në gjendje të lirë. /a.y/noa.al