Loading...
Instagram vjen me risi, të gjithë e keni pritur
Transmetuar më 30-04-2019, 17:20

Rrjeti social Instagram, i përdorur më së shumti për publikimin e fotove, pritet të vijë me risi të tjera.

Aplikacioni i popullarizuar më nuk do të rekomandojë materiale, përmbajtjet e të cilave mund të jenë të papërshtatshme.

“Këto materiale, sërish do të shihen në Feed të llogarisë që e përcjellin, mirëpo jo edhe në rrjet të gjerë të funksionit ‘Explore’ apo në faqet ku grumbullohen postimet me thurje” thuhet në komunikatën e kompanisë.

Po ashtu, Instagram do të vazhdojë me largimin e materiale të ndaluara, si fjalimet nxitëse propagandistike dhe shprehja e dhunës. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...