Loading...
Grabitet nën kërcënimin e sëpatës, ishte duke mbyllur dyqanin
Transmetuar më 30-04-2019, 00:03

Pronari i një njësie tregtare është grabitur me dhunë teksa po mbyllte dyqanin e tij në orën 20.55 në mbrëmje, bëri të ditur sot policia e Kosovës.

Ngjarja ndodhi në Kaçanik, në zonën e Doganaj, raporton noa.al.

Pronari i dyqanit denoncoi se ndërsa ishte duke mbyllur lokalin e tij,  një person i panjohur dhe i maskuar, nën kërcënimin e një sëpate që mbante në duar, i ka grabitur para kesh dhe është laruar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...
Loading...