Transmetuar më 29-04-2019, 16:22

Një fëmijë vetëm 2 vjeç është në gjendje kritike për jetën pasi ra në një enë me ujë të nxehtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ukrainhë, teksa Ivan Maletych ka pësuar djegie të rënda në më shumë se 70 përqind të trupit.

Një foto e shpërndarë në media tregon vogëlushin të shtrirë në një shtrat në spital të mbuluar me fasha.

Incidenti ndodhi kur nëna e tij, Ivanna Maletych po përgatitej të lante disa rroba.

Ajo hodhi 40 litra ujë në enë, pastaj e la në dyshemenë e kuzhinës për të shkuar në supermarket për të blerë bukë.

"Ivan po luante në shtëpi ndërsa vëllai i tij më i madh po shikonte filma vizatimorë. Mendoj se hyri në kuzhinë dhe ra aksidentalisht në tenxheren me ujë të valuar. Bashkëshorti im që kishte në oborr, dëgjoi ulërimat dhe shkoi me vrap tek ai", tha e ëma e vogëlushit. /k.k/noa.al/