Transmetuar më 29-04-2019, 16:16

Një video e veçantë, më se e goditur, ku shfaqet një alien që zbret në dhomat e zhveshjes.

Klubi i Barcelonës ka publikuar së fundi një reklamë të re për sponsorin e tyre. Një video ku shfaqet një alien që zbret në dhomat e zhveshjes me një gazetë në dorë, ku thuhet se lojtarët katalanas janë alieno, vijnë nga një planet tjetër e të tilla krahasime.“Udhëtova 300 vite dritë për të mbërritur në tokë dhe tani zbuloj që ju jeni alienët? Që ta dini, unë jam alieni i vetëm këtu! Isha i qartë?”, thotë personazhi në rolin e alienit.

Fill pas kësaj është Luis Suarez që fsheh fanellën e Lionel Messit, si për të nënkuptuar se argjentinasi është një alien.