Loading...
Thaçi pas takimit me Mogerinin: Taksa ndaj Serbisë është legjitime
Transmetuar më 29-04-2019, 15:59

Presidenti i Kosovës e ka quajtur legjitime taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe.

Pas takimit që pati sot me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kreu i shtetit tha se për sa kohë Serbia do të vijojë me politikat e saj kundër Kosovës, edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.

Thaçi ka thënë se ka ritheksuar kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne i kemi plotësuar kriteret, është një padrejtësi që i bëhet Kosovës. Unë shpresoj që Merkel dhe Makron do të japin një lajm të mirë për vizat, por nëse kjo nuk ndodhë do të jetë një zhgënjim për samitin”, tha ai.

Thaçi ishte në takim bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...