Transmetuar më 29-04-2019, 15:27

Një ari i zemëruar pasi i vranë tre këlyshë, është hakmarrë keq ndaj fermerëve të fshatit Pouskë të Prizrenit.

Këta të fundit vranë tre këlyshët e kafshës gjigante, ndërsa ariu ka zbarkuar në një fermë dhe ka mbytur dhjetëra dele.

Madje ai tentoi të sulmojë edhe një fermer, por u ndalua nga qentë e këtij të fundit.

Në rrjet po qarkullojnë edhe disa pamje që vërtetojnë momentin e mbytjes së deleve.

Banorët thonë se ariu është kthyer në kërcënim serioz pasi është parë që të zbresë edhe në zonat e banuara.

Kjo për faktin se banesat e njerëzve janë afër fermave. /k.k/noa.al/