Transmetuar më 29-04-2019, 09:55

Kirsten duhej të largohej për në Islandë dhe në shtëpinë ku do të qëndronte nuk kishte leje për të sjellë kafshë, kështu që ajo vendosi ta linte qenin e saj Nova, për 3 ditët e udhëtimit ku do të mungonte, në P & E Boarding Kennels, një kompani për kujdesin periodik ndaj kafshëve.

Por kur u kthye, qenin e saj Husky, e gjeti të ngordhur e mbështjellë me letra.

Nova vuante nga koliti dhe duhej të merrte mjekime dy herë në ditë, gjë të cilën pronarët e pensionit thonë se e kishin bërë, por qeni, në ditën e mbërritjes së pronarit të saj, vdiq.

Hemorragjia e brendshme: kjo është shkaku i vdekjes, i konstatuar pas një autopsie të kryer nga një veteriner në të cilin u analizua trupi i qenit.

"Në fillim mendova se ishte një shaka e frikshme, duke pasur parasysh se kishim lënë një qen të shëndetshëm për t’u kujdesur dhe kjo, për 3 ditë më parë. Por e gjeta të futur në një qese të zezë të mbuluar me shirit ngjitës", thotë Kirstenz pronarja e qenit.

Paddy Cullen, pronar i objektit, nga ana e tij, kërkon falje për atë që ka ndodhur. "Në emër të P & E Boarding Kennels unë do të doja të kërkoja falje të sinqertë ndaj Kirsten Kinch, zonja e Nova – thotë pronari i pensionit të kafshëve – për dhimbjen që ajo ka pas vdekjes së Nova, qeni që na ishte besuar. Ne jemi një familje që i pëlqen kafshët dhe qëllimi ynë është që të kujdesemi për ta dhe këtë e kemi bërë për 33 vjet "./b.l/noa.al/