Loading...
Një i vdekur dhe një i plagosur në një aksident rrugor në Kosovë
Transmetuar më 28-04-2019, 23:01

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, fshatin Bajçinë të Podujevës.

Nga ky aksident ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe autoritetet hetimore të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...