Transmetuar më 27-04-2019, 22:50

Barcelona ka luajtur ndeshjen e radhës këtë mbrëmje në "La Liga" përballë Levantes.

Takimi përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të katalanasve.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Lionel Messi, në minutën e 62′.

Pas këtij rezultati Barcelona u shpall matematikisht kampione në "La Liga", duke e fituar këtë titull për 26-tën herë në histori.

Skuadra e Ernesto Valverdes me këtë fitore shkon në kuotën e 84 pikëve, 9 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë./a.k/noa.al/