Transmetuar më 27-04-2019, 22:38

Mbyllet në barazim takimi Inter-Juventus i vlefshëm për javën e 34-të të "Serisë A".

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishin zikaltërit ata që kaluan fillimisht në avantazh me anë të Nainggolan në minutën e 6′ të pjesës së parë.

Juventusi barazoi rezultatin në minutën e 62’ me anë të një supergoli të shënuar nga portugezi, Cristiano Ronaldo.

Pas këtij takimi Juventus  qendron në krye tashmë kampion ka 88 pikë, ndërsa Interi renditet i treti me 62 pikë./a.k/noa.al/