Transmetuar më 27-04-2019, 18:01

Momente ankthi dhe frike janë përjetuar gjatë ndeshjes së sotme Fulham-Cardiff.

Gjatë këtij takimi, mbrojtësi vendas Denis Odoi ka humbur vetëdijen duke krijuar panik te tifozët në stadium.

Mbrojtësi belg ra në tokë pas një përplasje të dhunshme me një kundërshtar.

Por, fatmirësisht gjarët shkuan mirë pasi lojtari falë ndihmës së mjekëve ka marrë ndihmën e shpejtë.

Mbrojtësi më pas u transportua për në spital teksa luajti në këtë ndeshje vetëm 28 minuta.

Fulham-Cardiff përfundoi me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Babel në minutën e 79′./a.k/noa.al/