Transmetuar më 27-04-2019, 12:27

Të gjitha vajzave dhe grave iu ndodh që të mos i kenë flokët të larë dhe të mos kenë kohë që ti lajnë për të pasur një pamje perfekte.

Fatkeqësisht edhe në raste të tilla u duhet të dalin, të shkojnë në punë dhe të përmbushin detyrimet e tyre.

Pikërisht në këto momente, për të shpëtuar nga sikleti gjejnë si zgjidhje kapjen e tyre, shpesh bisht, topuz, gërshet etj.

Por ndonëse mundohen që të japin një pamje sa më elegante, janë të pakta ato që e dinë se kapja e flokëve kur nuk janë shumë të larë, është diçka tejet e gabuar.

Arsyeja është e thjeshtë, duke i gërshetuar me llastik apo me kapëse, nuk lejohen të ajrosen.

Në këtë mënyrë rrënja e flokëve izolohet, duke penguar rritjen e tyre, ndërkohë që nga shtrëngimi ndodh edhe këputja e flokëve, për shkak se të qenit të palarë i bën që të jenë më të ngjitur, shkruan noa.al.

Kështu që herën tjetër që keni në plan ti kapni flokët e palarë, mendohuni dy herë. /a.y/noa.al