Transmetuar më 24-04-2019, 23:14

Milani është eliminuar në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë u mundën nga Lazio këtë mbrëmje me rezultatin 0-1.

Ishte Joaquin Correa ai që shënoi golin "e artë" në minutën e 58′.

Takimi i parë mes dy skuadrave, luajtur në Romë, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në këtë takim luajti edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha.

Në finale, klubi kryeqytetas do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Atalantës dhe Fiorentinës.

Më poshtë keni golin e shënuar në këtë takim./a.k/noa.al/