Transmetuar më 24-04-2019, 22:45

Milot Rashica vijon të shkelqejë në "Bundesligën I" gjermane.

Këtë mbrëmje ai i ka shënuar skuadrës së madhe gjermane, Bayern Munchen.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol spektakolar në gjysmëfinalen ndaj Bayernit në Kupën e Gjermanisë.

Rashica ka bërë një driblim ashtu siç jemi mësuar të shohim sulmuesin me të mirë në botë, Lionel Messi, përballë Hummmels.

Futbollisti e ka zvarritur mbrojtësin me një driblim fantastik dhe më pas ka shënuar përballë portierit Ulreich.

Megjithatë goli i tij nuk ka shërbyer për fitoren e ekipit pasi Werder Bremen është mposhtur nga Bayern me rezultatin 3-2.

Ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimin në finalen e "Kupës së Gjermanisë".

Shihni golin më poshtë:/a.k/noa.al/