Transmetuar më 24-04-2019, 13:53

Të vjellat– Të përzierat dhe të vjellat që prekin zakonisht shtatzënat në mëngjes, varen nga lloji i njeriut. Kështu që është e provuar se jo të gjitha femrat shtatzënë kanë probleme të tilla. Lutuni që dhe ju të bëni përjashtim nga ky rregull.

Këmbët nuk duken të fryra, janë të fryra– Përveç një sërë ndjesish që krijohen në shtatzëni, ajo e këmbëve të fryra është e vërtetë. Kështu që nëse ndjeni nevojën për të blerë këpucë të reja, je e justifikuar. Gjatë periudhës së shtatzënisë, trupi i femrës pëson ndryshime dhe këmbët janë të parat që priren të fryhen, për shkak të shtimit të progesteronit.

Edhe mashkulli mund të jetë shtatzënë Kjo gjë nuk ka lidhje me barkun e vënë pas shtatzënisë, por ndodh që gjatë kohës që partnerja është shtatzënë edhe mashkulli të ketë të përziera dhe shtim peshe. Njihet si “shtatzënia simpatike”, ku duket se trupi i mashkullit përjeton thuajse të njëjtat simptoma me atë të femrës, që nga kilogramët e tepërta, barku dhe pagjumësia.

Nuhatja në shtatzëni- Gjatë shtatzënisë, femra e ndjen veten super heroinë, ndonëse gjithçka që ndodh është normale. Gjatë kësaj periudhe nuhatja e femrës bëhet shumë e ndjeshme, kështu që aromat që më parë mund ti kesh pasur qejf, bëhen të padurueshme.

Foshnja dëgjon gjithçka, ose thuajse gjithçka– Dy muaj pas lindjes, përreth buzëve shfaqen disa receptorët e parë dhe pas katër mujorit të parë nisin të shfaqen të gjithë, shkruan noa.al. Sa i takon dëgjimit, foshnja nis të dëgjojë qysh në javën e 36 të shtatzënisë, dhe për këtë arsye mjekët këshillojnë që nëna dhe babai ti flasin foshnjës qysh kur është në bark.

Gjatë shtatzënisë, femra është më e bukur– Pikë së pari po mëson se trupi yt mund të bëjë gjithçka. Po u rezistoni netëve pa gjumë, nepseve të çuditshme, të përzierave, pyetjeve të atyre që nuk e dini çfarë po kaloni, pasi ajo që kanë kaluar ato është çmendurisht dramatike. Por gjëja e parë që duhet të dini, është se shtatzënia ju zbukuron. /a.y/noa.al