Loading...
5 arsye pse femrat nuk duhet të veshin më taka
Transmetuar më 24-04-2019, 11:57

Takat e larta janë gjithë kohës në modë, por pasi të lexoni këtë shkrim do mendoheni mirë para se ti vishni.

Shkaktojnë artrit- Takat e larta shkaktojnë artrit në gjunj. Një studim anglez i Universitetit të Harvard ka zbuluar së të veshurit e takave 5 centimetra të larta shton me 23% më shumë presionin në gjunj, në raport me këpucët e ulëta. Pikërisht për këtë arsye femrat rrezikojnë dyfish më shumë nga meshkujt që të preken nga artriti.

Dëmtojnë muskujt e këmbëve– Kur vishen takat e larta, thembra ngrihet lartë, çka i tensionon muskujt dhe tendinat. Në këtë mënyrë presioni rritet, duke shkaktuar dëmtime serioze.

Shtojnë presionin në qafë– Mund të mendoni se takat e larta rrisin presionin vetëm në pjesën e poshtme të trupit, por në të vërtetë dëmton edhe anën e sipërme. Kjo pasi qëndrimi jo korrekt rrit presionin në shpinë dhe në qafë.

Shkaktojnë nervin shiatik– Mos u habisni nëse pas disa kohësh mbajtje takash të larta të pësoni dhimbje të padurueshme prej nervit shiatik. Kjo për shkak se shkaktohen spazma kronike, duke krijuar presion në nervin shiatik, shkruan noa.al.

Dëmtojnë kockat– Nuk po flasim për rrëzim të mundshëm nga lartësia, por për dëmtimin që pësojnë kockat nga ecja e rregullt mbi taka. Kjo pasi ecja e madhe mbi lartësi, shkakton fraktura dhe dëmtim të kockave të këmbëve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...