Loading...
Gent Cakaj tregon të vërtetën e bashkëjetesës me vajzën e Linda Ramës
Transmetuar më 24-04-2019, 07:46

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka folur për një lajm të shpërndarë në mediat online, se ai bashkëjeton me Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës nga martesa e saj e parë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” këtë të martë, ai tha se kjo ishte e pavërtetë dhe një shpifje për ta goditur atë dhe Kryeministrin Edi Rama.

“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e jashtme.

Ajo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare.

Janë klane të caktuara po spekulojnë. Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje”, tha Cakaj.

Loading...
Loading...