VIDEO/ Ndërhyrja e rrallë, mjeku operon beben e sëmurë në barkun e nënës dhe e filmon
Transmetuar më 24-04-2019, 00:36

Një mjek ka filmuar një ndërhyrje kirurgjikale brenda mitrës së nënës për të kuruar një deformim fizik të bebes që pritet të vijë në jetë.

Operacioni është kryer për të rregulluar pozicionin e trurit të fëmijës.

Pamjet interesante na tregojnë se si ndërhyrja kirurgjikale është kryer në embrion ndërkohë që ndodhej ende në mitër.

Video tregon se si Dr. Wael El Banna tërheq mitrën nga barku i nënës, duke kryer operacionin e ndërlikuar me foshnjën brenda.

Mjeku El Banna, nga Egjipti, tha se ishte operacioni i parë në llojin e tij qe ai kish kryer dhe se nëna dhe fëmija ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Loading...
Loading...