Transmetuar më 23-04-2019, 23:32

Ky lajm vlen shumë për vajzat që bëjnë ndërhyrje në trupin e tyre.

Tashmë është trend për shumë njerëz që bëjnë ndërhyrje të ndryshme për të rimodeluar fytyrën apo trupin e tyre.

E megjithatë nuk janë të pakta rastet kur këto ndërhyrje kanë dështuar totalisht.

I tillë është edhe rasti i 29-vjeçares nga Britania e Madhe Rachael Knappier, e cila kishte vendosur që të rimodelonte buzët e saj, pa menduar se diçka mund të shkonte keq.

Ajo bëri injekson duke marrë rekomandim nga shoku i saj.

Disa orë pas ndërhyrjes Rachael ka shkuar në shtëpi dhe gjithçka dukej në rregull, por pasi u shtri disa orë më vonë kishte shqetësime.

“Isha mirë. Shkova në shtrat, u zgjova në orën 2 të mëngjesit dhe pashë se buzët e mija ishin 4 herë të fryra. Buzët e mia po preknin hundën time, ato u katërfishuan”, tha ajo.

29-vjeçarja ka treguar se kishte djegie tek buzët dhe nuk i ndjente më.

Më digjnin shumë dhe nuk mund ti ndjeja, ishte e pabesueshme,”-ka thënë ajo.

Buzët e saj u shsfrynë dhe u kthyen në madhësinë origjinale pas 72-orësh.

Por ajo shprehet se mori një mësim të mirë nga ndërhyrja krurgjikale dhe pas kësaj vendosi të bëjë fushatë të rreptë në industrinë e kirurgjisë kozmetike./a.k/noa.al/