Patenta e shoferit të Kosovës tani njihet nga 3 shtete europiane
Transmetuar më 23-04-2019, 22:59

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë-shoferëve. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

"Me  tri vendime të veçanta, kabineti qeveritar ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Po sot, miratim ka marrë edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë".

Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Autoritetet në Kosovë thonë se që nga viti 2013 kanë filluar negociatat me disa nga vendet e Bashkimit Evropian që të arrijnë marrëveshje reciproke për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të Kosovës, konkretisht për njohje të patentë-shoferëve.

Loading...
Loading...