Transmetuar më 23-04-2019, 20:38

"E drejta për të dashuruar", ishte një nga telenovelat meksikane më të suksesshme që bëri për vete shumë shqiptarë.

Një nga aktorët protagonistë, ishte edhe bukuroshja Adela Noriega.

U bë thuajse një dekadë nga largimi saj nga telenovelat.

Për aktoren e suksesshme të shumë serialeve latina u përfol shumë pasi ajo u zhduk nga skena dhe nga dota e medias si ‘me magji’.

Madje në disa media latine u tha se Adela kishte vdekur.

Por së fundmi është pohuar se Adela Noriega, protagonistja e telenovelës "E drejta për të dashuruar", është ‘shendoshë e mirë’ por tashmë është dedikuar një profesioni të ri.

Ajo ka një kompani të rëndësishme në Meksikë që merret me shitjen e pasurive të patundshme./a.k/noa.al/