Loading...
Arrestimi i të dyshuarit për grabitjen, Rama: Ngushtohet rrethi
Transmetuar më 23-04-2019, 17:38

Kryeministri Edi Rama, përshëndet aksionin e policisë për arrestimin e të dyshuarit nga Kruja, si të përfshirë në supergrabitjen e Rinasit.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, shkruan Rama.

Policia tha se në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 9 prill në aeroportin “Nënë Tereza”, bëhet me dije mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi Elton Pikli, banues në Krujë.

I arrestuari sipas policisë, është i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes së bujshme.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisëpër Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e punonjësve të policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /a.y/noa.al

Grabitja në Rinas, policia: Kapëm një nga të dyshuarit

Grabitja në Rinas, Bengasi pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

Dalin fotot e 4 të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes

Loading...
Loading...