Transmetuar më 23-04-2019, 15:30

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është afër moshës 40-vjeçare por me një pamje majft tunduese.

Bleona i është dedikuar totalisht jetës së saj si këngëtare, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga qëllimi për të krijuar familjen e saj.

Pikërisht për këtë qëllim, video e ‘ngrirjes së vezëve’ u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, kur Bleona demonstroi gjithë procesin.

E ftuar këtë të hënë ‘Në kurthin e Piter Panit’, Bleona zbuloi shumë të reja për veten dhe karrierën e saj, por tha edhe sa fëmijë do të donte të kishte.

“Unë do doja të kisha tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë”, tha ajo pas kureshtjes së vogëlushëve se kur do të shohin Bleonën nënë.

Nëse fëmijët e saj do t’u ngjanin atyre të Piter Panit, këngëtarja do ta konsideronte veten vërtet me fat.