Transmetuar më 23-04-2019, 13:30

Princi Louis i Anglisë mbush sot 1 vjeç dhe me këtë rast, mami Kate Middleton ka publikuar disa fotografi të tij në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për tre foto të shkrepura nga dukesha e Cambridge dhe të postuara në faqen zyrtare në Instagram, ku vogëlushi shihet i buzëqeshur.

Bie në sy ngjashmëria e madhe e tij me të atin, princin e kurorës William.

Deri më tani shumë rrallë kemi parë foto të Louis dhe ishin të shumtë kuriozët për të parë se si ka ndryshuar.

Kjo pasi për shkak se ishte fare i vogël, princi nuk ishte i pranishëm në dasmën e Harry dhe Meghan dhe as në atë të kushërirës së të atit Beatrice me Jack Brooksbank, ku nuk munguan vëllai George dhe motra Charlotte. /a.y/noa.al