Kryeministri Edi Rama reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar ditën e sotme.
Ai thotë se pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve, është një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike.
“Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki", shkruan Rama.
Kësisoj kreu i qeverisë shprehet i vendosur për të mos hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.
Dhjetë pikat e marrëveshjes së koalicionit qeveritar
– Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
– Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
– Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm
– Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale
– Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin
– Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit
– Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
– Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
– Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
– Angazhohemi për çdo individ apo parti të identifikuar si opozitare. /a.y/noa.al