Loading...
Ambasadori i OSBE: Shtyrja e zgjedhjeve, proces i ndërlikuar
Transmetuar më 23-04-2019, 12:28
Bernd Borchardt

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar, kryetarët e partive të vogla zhvilluan një takim me ambasadorin e OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt.

Duke folur pas takimit me drejtuesit e partive të vogla të opozitës, ambasadori e cilësoi si një proces të ndërlikuar mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas tij, mundësia për shtyrje e zgjedhjeve ekziston, por shtoi se nuk sjell asgjë të mirë.

“Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar. Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend.

Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?”, deklaroi ambasadori. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...