Transmetuar më 23-04-2019, 11:23

Një skenë tejet e neveritshme ajo që pa një nënë, me vajzën e saj vetëm 2 vjeçe.

Teksa ndodhej me të bijën në një fast food, e mitura gjeti një prezervativ të përdorur dhe e futi në gojë.

Ngjarja vjen nga Australia, më saktësisht nga Warnbro McDonald’s në Perth. Nëna ishte në banak duke mbajtur radhë për porosinë pasditen e të premtes që lamë pas, por kur u kthye e gjeti të voglën me prezervativ në gojë.

“Nuk di se si e ka gjetur, pashë vetëm tim shoq të tronditur nga skena. I lamë menjëherë gojën dhe duart dhe i dhamë të pinte, pasi nuk dinim ç’të bënim”, tregon gruaja me emrin Wendy. Menjëherë pas kësaj e çuan vajzën në spital, për ta kontrolluar se mos kishte marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Mjekët iu thanë prindërve se duhet të ktheheshin tek McDonald’s dhe të merrnin prezervativin e përdorur, në mënyrë që të analizonin edhe atë.

Por kur gruaja u kthye në restorant, personeli refuzoi që t’ia jepte, shkruan noa.al.

Gruaja është e terrorizuar dhe thotë se duhen pritur tre muaj, para se vajzës ti bëhet një analizë gjaku. Rrjeti i njohur i fast food kërkoi ndjesë mbi gjithë sa ndodhi, duke thënë se pastërtia është prioriteti i tyre dhe se po kryhen verifikime për incidentin. /a.y/noa.al