Transmetuar më 23-04-2019, 10:38

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyn për herë të shtatë seancën gjyqësore për anëtarët e grupin Shullazi. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e Blerim Shullazit, për ndryshimin e trupës gjykuese.

Ndërkohë që trupi gjykues, u ndryshua me dy anëtarë, kjo solli rinisjen nga e para të gjyqit në Apel, ndërkohë që një prej të pandehurve, nuk ishte dakord me kryesuesen e treshes gjykuese, duke thënë se “nuk bënte gjyq me të, pasi e kishte gjykuar edhe më herët dhe pa avokat”.

Këto pretendime të të dënuarit Blerim Shullazi, u pasuan nga kërkesa e avokatit të tij, Bledar Meminaj, për përjashtim të gjyqtares Saida Dollani, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga tjetër gjyqtar.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të Univeritetit të Tiranës./b.l/noa.al/