Transmetuar më 23-04-2019, 10:20
Zhvendosja e tregtarëve në markatën e re ka sjellë shumë shqetësime për ta pasi tarifat janë shumë të larta dhe të papërballueshme.
Mëngjesin e të martës më shume se 70 tregtarë janë mbledhur para bashkisë së Korçës nga ku kanë protestuar për rreth 1 orë.
Tregtarët shprehen se nuk mund të përballojnë tarifat, ndërsa deklarojnë se tregtarët ambulantë po u prishin punë.
Ata shprehen se refuzojnë zhvendosjen për shkak të tarifave të larta të qirasë në merkato.
"Protestojmë për 3 arsye. Ne kërkojmë ulje të tarifave, për shkak të konkurrencës së pandershme tek shumica dhe që të mos lejohet më tregtimi tek tregu i vjetër", shprehen tregtarët./b.l/noa.al/