Transmetuar më 22-04-2019, 22:11

Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuara e dytë e emisionit më të ndjekur për fëmijë, “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ndër pyetjet e fëmijëve sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe ajo për statusin beqare të saj.

Po rri beqare kastile apo po pret Princin e Kaltër?

Unë i pres të vijnë me kalë, ata vijnë me gomar, pres të vijë i duhuri.  Të jap fjalën që do u shikoj zemrën.

Pse i thua gjithmonë Alketës o baby?

Sepse është një formë dashurie, ajo është baby.

Këngëtarja jote e preferuar?

Irma Libohova i ka rezistuar të gjitha kohërave kur isha në shtëpi mezi prisja ta shikoja.