Transmetuar më 22-04-2019, 21:45

Po t’i referohemi studimeve në mjeksëi, ekzistojnë disa ushqime të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e njeriut.

Ja disa prej tyre.

Çokollatë e zezë – Është plot me flavonoide dhe antioksidues që veprojnë kundër inflamatorëve dhe mund të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut.

Hulumtimet tregojnë se inflamacioni i lidhur me plakjen dhe ushqimet antiinflamatore mund të jetë çelësi për një jetë më të gjatë.

Arrat – Është vërtetuar se vetëm një grusht arra mund të zgjasë çdo ditë jetën, dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve si diabeti dhe kanceri.

Panxhari – Është i pasur me betain, një lidhje, e cila po ashtu ka veti kundërinflamatore.

Domatja – Është e pasur me vitaminë C dhe përmban sasi të madhe të likopenit antioksidues. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i domateve ul rrezikun nga disa lloje të karcinomave, sëmundjeve kardiovaskulare dhe osteoporozës.

Frutat e pyllit – Dredhëzat, boronica dhe manaferrat janë shumë të shijshme, por gjithashtu janë të pasura me sasi të mëdha të antioksiduesve që ndihmojnë në luftimin e plakjes dhe mbështesin funksionet e trurit.

Spinaqi – Është provuar se konsumi ditor i spinaqit mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së aftësive njohëse. Studiuesit këtë ia atribuojnë vitaminës K, gjë që e bën këtë perime të rëndësishme.

Ulliri – Yndyrat e ngopura që përmban ky vaj ndihmojnë në luftimin e rënies së aftësive njohëse për shkak të plakjes.

Salmoni – Ky lloj peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3. Hulumtimet kanë treguar se ai mbron nga rënia e aftësive njohëse dhe zvogëlon inflamacion. /k.k/noa.al/