Transmetuar më 22-04-2019, 19:53

Me vite dhe degë të shumta, ky është druri i bungut. Askush në fshatin Hereq të Gjakovës nuk e di saktë se sa i vjetër është ky dru. Por, pavarësisht kësaj banorët e kësaj ane thonë se ky dru ka të veçantat e veta.

Sipas tyre, askush nuk guxon që ta prekë atë, në të kundërtën kushdo që e prek do ta gjejë një e keqe. Kështu të paktën rrëfen Musa Sahitaj, nga ky fshat.

Ndonëse kjo histori ka shumë kohë që ka ndodh, 73-vjeçari thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani, po qe se dikush e prek.

E afër këtij druri janë edhe disa varre, që banorët i quajnë si varre të mira.

Në këto varre prehen paraardhësit e familjes Alija dhe për banorët kanë një rëndësi të veçantë.

Por, përveç banorëve të Hereqit këto varre vizitohen shpesh nga shumë njerëz nga e gjithë Kosova për të kryer lutje të cilat besojnë se do t`u realizohen.

Musa Sahitaj thotë se tri nga këto varre janë më të rëndësishmet.

Këto ishin rrëfimet interesante të Sahitajt dhe gjithsesi për ta shuar kureshtjen mund t’i bëni një vizitë këtij vendi.