Transmetuar më 22-04-2019, 18:15

Tre persona kanë humbur jetën nga një masakër me armë zjarri që ndodhi sot pasdreke në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, raporton noa.al.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton", në Prishtinë, ku shtetasi shqiptar i Kosovës, Hasan Krasniqi, 61 vjeç, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij 60-vjeçare Hysnie Krasniqi, më tej ka hapur zjarr duke vrarë gruan e djalit, 28 vjeçaren Remzie Krasniqi, kurse e ka mbyllur masakrën duke u vetëvrarë.

Dyshimet e para janë se 61-vjeçari, autori i tragjedisë familjare kishte luhatje mendore.

Policia në Prishtinë tha se autori kishte ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Këto akte dhune precipituan në masakrën me tre të vrarë. /noa.al/