Transmetuar më 22-04-2019, 16:55

Një i ri është arrestuar nga patrulla e Policisë Rrugore Durrës, pasi i ka grabitur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, ku një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”./b.l/noa.al/