Loading...
Krim në një familje në Prishtinë, burri vret gruan, nusen e djalit dhe veten
Transmetuar më 22-04-2019, 15:01

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen "Dardania", në rrugën “Bill Klinton" në Prishtinë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por flitet për krim në familje ku një person vrau fillimisht nusen e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

Hasan Krasniqi, 61 vjeç, shqiptar i Kosovës, qëlloi me armë zjarri duke i marrë jetën, gruas së tij Hysnie Krasniqi.

Më pas hapi zjarr duke vrarë edhe gruan e djalit, Remzie Krasniqi, 28 vjeçe.

Në fund vrau edhe veten.

E gjithë ngjarja zhvillohej ndërsa fëmija rreth 3 vjeç, gjendej aty dhe lebetitej nga tmerri.

Rreth orës 15.30, rreth dy orë pasi ndodhi krimi, 3-vjeçarja është nxjerrë nga aty dhe u mor nën kujdes nga të afërm të saj.

Rastin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka. “Po kemi marrë informacion që tre persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan, nusen e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka bërë të ditur Beka.

Mësohet se burri që kreu vrasjen ka qenë i sëmurë psikik, ndërsa familjarët e tij ishin rrezikuar edhe më herët. Ai edhe para një viti kishte tentuar të vriste gruan e tij, e policia i kishte konfiskuar armët.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca të shumta policie, të cilat janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...