Transmetuar më 22-04-2019, 13:58

Gjumi i paktë i bën keq anës tonë psikologjike dhe jo vetëm shëndetit. Kjo për shkak se shkatërron anën tonë sociale, duke na bërë më të vetmuar dhe më depresiv.

“Nuk kam fjetur, më rri larg!” Janë këto fjalët me të cilat mund të përmblidhet një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”, i kryer nga University of California (UC) dhe ai i Berkeley.

Një nga drejtuesit e studimit, Eti Ben Simon shpjegon se, “Nuk është rastësi, që dekadat e fundit kanë shënuar një rritje të vetmisë dhe një reduktim të orëve të gjumit. Kjo pasi në mungesë të orëve të gjumit, bëhemi më pak social dhe të vetmuar”.

Duke analizuar rezonancën e trurit të një grupi personash, rezultoi se kush flinte pak i kishte më pak aktive zonat e trurit që janë përgjegjëse për shoqërizimin, shkruan noa.al.

Kështu që mbani parasysh se për të qenë më mirë dhe më të shoqëruar, duhet të bëni një gjumë të plotë. /a.y/noa.al