Transmetuar më 22-04-2019, 20:14

U lirua gabimisht nga burgu! Nëse ndodh që një i pafajshëm të përfundojë pas hekurave për gabim të drejtësisë, mund të ndodhë edhe e kundërta, që një fajtor të lirohet.

Është kjo ajo që i ndodhi William Walter Johnson, i cili u lirua gabimisht nga burgu i Gloucestershire, në Angli.

47-vjeçari nga Evesham, në Worcestershire, u lirua të premten që lamë pas, për shkak të një gabimi fatal të HM Prison Service. Vetëm pak pas lirimit, gardianët kuptuan gabimin e bërë, duke lajmëruar policinë, e cila është vënë në kërkim të tij.

“Lirimet e gabuara janë të rralla, por po i marrim shumë seriozisht dhe po punojmë ngushtë me policinë e Gloucestershire për ta rikthyer sërish në burg të dyshuarin”, deklaruan autoritetet e burgut për mediat, pa specifikuar arsyen për të cilën është dënuar i kërkuari, shkruan noa.al.

Wlliam Wlter Johnson është personi që shikoni në fotografi, ndërkohë që policia po e kërkon me intensitet në zonat e Evesham, Hereford, Ledbury dhe Teqesbury.

Policia kërkon ndihmën e banorëve që të sinjalizojnë për çdo informacion që mund të kenë, duke lajmëruar në numrin 0800 555 111 ose përmes www.crimestoppers-uk.org»./a.y/noa.al /a.y/noa.al